Randall Kolo Muani do të ishte një nga zbulimet në përfaqësuesen e Francës në rrugëtimin e Katarit nga Didië Deshamp.
Sulmuesi i Eintraht Frankfurt do të arrinte të gjente rrugën e rrjetës në gjysmëfinalen ndaj Marokut, duke i shkuar shumë pranë edhe në finalen përballë Argjentinës, por pa ia dalë. Gjithsesi, diskutime të tilla mbeten pjesë e së shkuarës, së fundmi 24-vjeçari ka folur rreth së ardhmes.
”Përpiqem të mësoj nga të gjithë, jo vetëm nga Kilië, ndonëse ecuria tregon se ai është një lojtar fenomenal. 24- vjeçari më thotë gjithmonë se shfrytëzimi i rasteve është komponenti thelbësor në futboll. Jam një person që i pranoj këshillat”.
”Bundesliga mbetet ideale për filozofinë time të lojës, pasi aty repartet difensive lënë hapësira boshe dhe duhet të menaxhosh atë fragment loje për të konkretizuar rastin. Nuk dua të largohem nga Gjermania, por mbi klubin nuk e di, të shohim”, përfundoi Randall për “Sky Sport”.