Skuadra e Manchester United është ende në kërkim të një sulmuesi dhe orët e fundit është përfolur për një interesim ndaj 30-vjeçarin holandez Wout Weghorst. Lojtari luan në Turqi me Beshiktash, por është në pronësi të Burnley.
Legjenda holandeze Marco Van Basten, ka paralajmëruar trajneri i United, Erik ten Hag, në lidhje me këtë transferim: “Të kesh shumë holandezë në ekip mund të jetë e rrezikshme, sidomos nëse gjërat shkojnë keq”.
“Kjo gjë u pa te Barcelona, kur Koeman kishte 5 holandezë në skuadër.
Ten Hag duhet të jetë i kujdesshëm në zgjedhjet që do bëjë në merkato, pasi këto lëvizje mund të prdoren kundër tij”, u shpreh Marko Van Basten.