4 vite nga aksidenti tragjik (janar 2019), ku humbi jetën sulmuesi Emiliano Sala, skuadra e Kardif i ka paguar Nantës këstin e parë të transferimit të argjentinasit: 5 milionë euro. Në total, ky transferim kushtoi asokohe 15 milionë euro.
Për fat të keq, udhëtimi me avion i Sala nga Franca drejt Uellsit nuk pati një fund të mirë, pasi aeroplani privat u përplas në det. Një fund tragjik për sulmuesin argjentinas, ndërkohë që çështja e pagesës së transferimit kishte mbetur pezull prej vitesh.
Çështja e pagesës së transferimit përfundoi në gjyq, deri në CAS të Lozanës, që i dha të drejtë ekipit francez. Sipas BBC, Kardif ka paguar kështin e parë prej 5 milionë eurosh, ndërkohë që do të paguajë edhe dy këste të tjera, po më këtë shumë.
Deri më tani, Kardif kishte refuzuar të paguante për transferimin e Emiliano Sala, ndaj dhe çështja shkoi në gjykatën e Lozanës. Palët ranë dakord që pagesa të bëhej me tri këste, deri në fund të këtij viti.