Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit me “shpatulla pas murit”, komiteti kërkon mbledhje

Futboll

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit me “shpatulla pas murit”, komiteti kërkon mbledhje

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:38
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit me “shpatulla pas murit”, komiteti kërkon mbledhje

Presidenti i futbollit francez, Noel Le Graet nuk është në një situatë tepër të favorshme.

Në fillim, deklarata e tij se nëse Zidane do e merrte në telefon për t’i kërkuar pozicionin e trajnerit të kombëtares së “gjelave” dhe se Le Graet nuk do ia hapte telefonatën, bëri që shumë yje të futbollit të replikojnë atë dhe të mbajnë anën e Zidane.

Më pas, një tjetër situatë e rëndë ndodhi kur Sonia Soudi, një agjente futbolli në Francë, deklaroi gjatë një interviste se Le Graet e ka ngacmuar disa herë seksualisht. Kjo gjë i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit.

Kjo stuhi mund të bëjë që presidenti i FFF-së të kërkojë dorëheqjen. Komiteti ekzekutiv i Federatës do të mblidhet së shpejtim një takim i kërkuar nga vetë Le Graet, nga Ministrja e Sportit Amelie Oudea Castera dhe nga disa anëtarë të komitetit.

Duket se presidenti u është dorëzuar akuzave, edhe pse takimi ishte tashmë në rendin e ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat