Reali sfidohet nga Valancia!
Nga sot e deri të dielën, Arabia Saudite dhe qyteti i Riadit do të presin edicionin e 39-të të Superkupës së Spanjës në futboll dhe të katërtin në formatin e ri me pjesëmarrjen e katër skuadrave.
Real Madridi do të luajë si kampion i Spanjës, Barcelona si skuadra e dytë e La Liga-s, ndërsa janë edhe finalistët e Kupës së Mbretit - fituesi Real Betisi dhe Valencia si humbëse e finales.
Sot (20.00) në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd” do të përballen në gjysmëfinale Real Madridi dhe Valencia, ndërsa të enjten është planifikuar ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Real Betis dhe Barcelonës. Finalja është caktuar me 15 janar.