Amerikani i lindur në Barcelonë, i bashkohet Prishtinës

Futboll

Amerikani i lindur në Barcelonë, i bashkohet Prishtinës

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:53
Jalen Miller Blesa

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Jalen Miller Blesa.

Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit.

Ai vjen nga skuadra e Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës derisa në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime.

Para Rahovecit ka luajtur edhe për Istogun dhe Arlesey Town FC.

Blesa të mërkurën në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratë me skuadrën tonë.

Pasi pozoi në fanellën “bardhekaltër” së bashku me drejtorin sportiv, Drtion Krasniqi, Blesa e dha intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit.

"Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip, tha Blesa.

"Synimet me Prishtinën janë që të bëj më të mirën për ekipin dhe të luajmë në Evropë. Prishtinën e kam përcjellë gjatë periudhës që jam në Kosovë dhe mendoj se e ka një skuadër shumë të mirë", thotë Blesa..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat