Futbollisti Dardan Jashari, i bashkohet skuadrës me renome Lirisë së Prizrenit.
Jashari së fundi ka luajtur për Flamurtarin dhe është krenar që i bashkohet prizrenasve, që synojnë rikthimin në elitë.
“Jam i lumtur të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e Lirisë për edicionin pranveror!
Kënaqësi që do t'i mbrojë ngjyrat e njërës nga skuadrat më me traditë në futbollin kosovar, me motivin më të madh për t'i arritur objektivat që kemi vendosur si synim”, njofton Jashari.
Liria renditet në vend të katërt me 24 pikë në Ligën e Parë të Kosovës – Grupi A, ka katër me pak se lideri Feronikeli 74.