Skandal, hapet hetim për trukim te Oxford - Arsenal, janë luajtur shuma të mëdha në baste!
Shoqata Angleze e Futbollit (FA) do të hetojë pretendimet për baste të dyshimta gjatë ndeshjes së javës të tretë të FA Cup ndërmjet Oksford dhe Arsenal.
Sipas mediave, hetimi është fokusuar tek kartoni i verdhë i futbollistit të Oxfordit, Kieron Brown.
Teksa ishin vendosur shuma të mëdha për një variant të tillë, Arsenali arriti të fitonte 3-0 në këtë ndeshje.