Werghost është afër transferimit te Manchester United

Futboll

Werghost është afër transferimit te Manchester United

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:38
Werghost është afër transferimit te Manchester United

Wout Werghost është afër transferimit te Manchester United. Sulmuesi i kombëtares holandeze, i cili realizoi dy gola ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe pas sfidës u bë protagonist i acarimit të Leo Messit, po insiston për të vijuar karrierën në “Old Trafford”.

30-vjeçari është në pronësi të Burnley, por këtë sezon është huazuar në Turqi te Besiktasi. Erik ten Hag e sheh Werghost si zëvendësuesin e duhur të Cristiano Ronaldos.

Në lidhje me këtë operacion ka folur Marco Van Basten. Legjenda e Milanit dhe Holandës, këshillon trajnerin që të mos e mbushë skuadrën angleze me futbollistë holandezë.

Të kesh shumë holandezë mund të jetë e rrezikshme, mbi të gjitha nëse gjërat nuk shkojnë mirë. E pamë te Barcelona, Koeman kishte pesë holandezë. Ten Hag duhet të jetë i kujdesshëm, mund t’i kthehet kundër një gjë e tillë.

Nëse Werghost zyrtarizohet te Manchester United, ai do t’i bashkohej në “Old Trafford” bashkëpatriotëve Donny van de Beek dhe Tyrell Malacia, përveçse trajnerit Ten Hag.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat