Portieri Agron Kolaj është përforcimi i radhës i skuadrës së Prishtinës.
Portieri 21-vjeçar vjen si lojtar i lirë te Prishtina teksa në të kaluarën ka mbrojtur portën e klubeve si KF Gjakova, Dukagjin Gjakovë, Besa e Pejës dhe FC Llapi.
Shtatlarti ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, U-19 dhe U-21.
Ai të mërkurën ka nënshkruar kontratë me ekipin prishtinas, ndërkohë që për këtë fakt është shprehur shumë i lumtur.
"Jam shumë i lumtur që bëra pjesë Prishtinës. Vendimi për t’iu bashkuar këtij ekipi ishte shumë i lehtë duke marr parasysh faktin së është njëra ndër klubet më të mëdha në Kosovë dhe rajon gjithashtu. Prishtina e ka bërë një projekt shumë të mirë, të cilit i besoj fuqishëm.
Synimet e Prishtinës janë që të përfundojmë sa më lart në tabelë dhe të dalim në arenën ndërkombëtare. Pse jo, nëse na jepet mundësia të fitojmë edhe trofe në këtë edicion.
Premtoj maksimumin tim në çdo ndeshje që do të më jepet mundësia. Shpresoj se së bashku do të kemi suksese", tha Kolaj.