Tifozët janë të gjithë kundër Cristiano Ronaldos

Futboll

Tifozët janë të gjithë kundër Cristiano Ronaldos

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:08
Tifozët janë të gjithë kundër Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e futbollit me Al Nassr.

Por edhe para kësaj firme, 37-vjeçari portugez konsiderohej si një nga sportistët më të pasur në botë.

Portugezi shpesh etiketohet si një njeri tejet arrogant në botën e futbollit, megjithëse vazhdimisht pretendon se nuk është aspak dhe se është një njeri i zakonshëm që nuk e ka ndryshuar pasuria.

Mirëpo, pak ditë më parë, shumë tifozë kritikuan ashpër Cristianon dhe Georginan. Shkak është bërë fotografia e djalit pesëvjeçar Mateo dhe vajzës më të vogël Esmeralda. Në foto, 5-vjeçari Mateo ka një vath diamanti që dyshohet se vlen miliona euro dhe për shumë kjo është mburrje e panevojshme.

Ka shumë kritikë që besojnë se është e papërshtatshme që një fëmijë pesëvjeçar të mbajë një palë vathë të tillë dhe se prindërit po i dërgojnë një mesazh mjaft të keq botës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat