Benaser pranon klauzolën, edhe Leao pranë firmës

Futboll

Benaser pranon klauzolën, edhe Leao pranë firmës

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:20
Benaser pranon klauzolën, edhe Leao pranë firmës

Për Ismael Benaser është finalizuar gjithçka siç duhet dhe tani pritet vetëm lajmërimi zyrtar nga ana e Milanit.

Mesfushori algjerian raportohet se ka nënshkruar ditën e djeshme akordin e ri, i cili do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2027.

Pranë klubit kuqezi pranohet edhe futja e klauzolës 50 milionë euroshe në kontratë, e cila do të jetë e vlefshme vetëm për një afat 15 ditor brenda muajit korrik 2024.

Benaser do të përfitojë një trefishim të pagës, nga 1.5 në 4.5 milionë euro plus bonuse. Por lajmi më i mirë nga “Milanelo” e jep Rafael Leao. Edhe sulmuesi portugez është bindur të firmosë pas ofertës së fundit, e cila përfshin 6.7 milionë euro neto si rrogë, plus 1.2 milionë të tjera në formë bonusesh, lehtësisht të arritshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat