Futbollisti Muharrem Musa i ka ndarë rrugët me ekipin e Phoenix nga Banja.
Musa pritet që të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër.
“Nga sot dua t’ju njoftoj qe nuk jam pjesë e klubit të FC Phoenix – Banjë.
Falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik dhe bashkëlojtarët dhe ju dëshiroj shumë sukses në vazhdim.
Nga sot jam lojtar i lirë në pritje te ofertave”, njofton Musa.