Llapi i Podujevës po përgatitet me intensitet të shtuar për pjesën e dytë të kampionatit.
Llapjanët synojnë të janë në formë më të mirë për stinorin pranveror, me qëllim që të përfundojnë në katërshen e parë dhe të mbrojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës.
Llapi sot ka fituar miqësoren me rezultat 3:2 ndaj Ulpianës së Lipjanit.
“Golashënues për Llapin: Albion Kurtaj 21', Drilon Fazliu 38' dhe Rilind Gërbeshi (autogol) 59'. Llapi e nisi takimin me këtë përbërje:
Ilir Avdyli - Ilir Krasniqi, Kushtrim Shabani, Diar Vokrri, Bekim Maliqi - Andri Stafa, Drilon Fazliu, Albion Kurtaj, Festim Alidema, Trimror Selimi - Rinor Hoxha.
Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë, kurse u pushuan Francisco Rivera dhe Gerhard Progni”, njofton KF Llapi.