Barcelona rikthen Aubameyang?

Futboll

Barcelona rikthen Aubameyang?

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:09
Barcelona rikthen Aubameyang?

Lista e Barcelonës mund të riorganizohet në merkaton e dimrit.

Pra, sulmuesi 33-vjeçar Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk po kalon mirë te Chelsea, mund të rikthehet në Camp Nou.

“Në orët e fundit, Barcelona ka qenë duke u konsultuar me La Ligën për një kufi pagash si pjesë e mundësisë për të rikthyer Aubameyang nëse largohen Memphis Depay ose Frank Kessy”, tha gazetari Gerard Romero për Jijantes.

Kujtojmë se Pierre-Emerick Aubameyang luajti për Barcelonën në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Më pas në 24 ndeshje për Barcelonën futbollisti gabonez shënoi 13 gola dhe dha një asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat