Marcus Thuram është një nga futbollistët më të përfolur në merkato,
Sulmuesi i kombëtares franceze po luan sezonin e fundit me M’Gladbach. Kontrata i përfundon në verë dhe 25-vjeçari i lindur në Parma do të largohet me parametra zero.
Shumë klube të njohura europiane kanë shprehur interesimin e tyre për Thuram. Pas Chelsea e kërkon edhe Barcelona.
Trajneri Xavi pëlqen shumë karakteristikat e tij, sidomos faktin që mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.
Drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit dhe së shpejti do t’i paraqesin një ofertë zyrtare për të gjetur një akord të mundshëm me të.