Milani ka planifikuar bisedime me Real Madridin për të diskutuar transferimin e përhershëm të Brahim Diazit.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Për Milanin, Diazi është një nga prioritetet së bashku me marrëveshjet e reja Leao dhe Giroud.
Milani ka opsion blerjeje në qershor rreth 22 milionë euro, Reali ka një klauzolë kthimi për 27 milionë euro.
Diazi iu bashkua Milanit më 19 korrik të vitit 2021.