Enzo Fernández, një nga lojtarët më të përfolur të javëve të fundit.
Së fundmi ai ka dërguar një mesazh për të mbyllur një herë e mirë diskutimet për largimin nga Benfica.
Shumë skuadra e kanë kërkuar, me Chelsea-n që ishte një hap larg firmës me të, gjithsesi Blutë e Londrës nuk finalizuan dot operacionin.
Kampioni i botës me Argjentinën shënoi golin që siguroi fitoren për ekipin e tij në 1/16 e Kupës në Portugali dhe shfrytëzoi rastin të drejtonte gishtin nga toka, duke lënë të kuptohet se do qëndrojë te kjo skuadër.