FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.
"Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra jonë shkëlqeu me gola e aksione të bukura.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.
Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.
Trajneri jonë Ismet Munishi në pjesën e dytë inkuadroi kryesisht futbollistë të rinj.
Prishtina në këtë pjesë e shënoi dhe një gol me anë të Arlind Dobroshevcit në minutën e 73-të.
Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë.
FC Prishtina: Ardit Nika, Gledi Mici, Muhamed Useini, Egzon Belica, Ramiz Bytyqi, Kushtrim Gashi, Mërgim Pefqeli, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Shefit Shefiti, Jelen Blesa. 𝑼 𝒊𝒏𝒌𝒖𝒂𝒅𝒓𝒖𝒂𝒏 𝒆𝒅𝒉𝒆: Butrint Bulliqi, Albin Prapashtica, Arlind Shabani, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Igball Jashari, Besir Ramadani, Arlind Dobroshevci, Dion Gallapeni, Korab Luma. Trajner: Ismet Munishi", njofton faqja e FC Prishtina.