Regi Lushkja do të merrte aventurën e parë jashtë Shqipërisë te Sherif Tiraspoli.
Pas shumë vitesh te Laçi, teksa shkëlqeu me fanellën e kurbinasve, mesfushori zgjodhi që të provonte veten jashtë Superiores.
Tashmë 26-vjeçari zgjodhi që të rikthehej sërish në atdhe, por këtë herë duke veshur fanellën e Tiranës.
Bardheblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen në ditën e djeshme, ndërsa sot kanë postuar një fotografi ku shihet se Lushkja ka dalë në stërvitje me pjesën tjetër të lojtarëve.
Si për ironi të fatit, ndeshja e parë e Tiranës për vitin 2023 do të jetë pikërisht ndaj Laçit, ekipit ku u ngrit Lushkja.