Pas dështimit për të transferuar Erling Haaland dhe Kylian Mbappe vitin e kaluar, Real Madrid vazhdon të shpresojë për të bërë një nënshkrim për të forcuar sulmin e Carlo Ancelottit përpara sezonit të ardhshëm. Dhe Harry Kane është objektivi i madh i klubit nga kryeqyteti spanjoll.
Sipas gazetës spanjolle "Todofichajes", Real Madrid është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për kapitenin e Tottenhamit dhe Anglisë.
Njëzet e nëntë vjeçari në fund të këtij sezoni do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me "Spurs".
Kane ka shënuar pesëmbëdhjetë gola dhe ka realizuar një asistim në tetëmbëdhjetë paraqitje në Premier League në këtë sezon.