Marini: Njerëzit të mos paragjykojnë, as trajneri i Argjentinës s’kishte eksperiencë por…

Futboll

Marini: Njerëzit të mos paragjykojnë, as trajneri i Argjentinës s’kishte eksperiencë por…

Më: 11 janar 2023 Në ora: 19:04
Elton Marini

Drejtori Sportiv i Partizanit, Elton Marini nuk ka hezituar t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që iu bënë në emisionin Sport News në News 24.

Marini ka thënë diçka edhe për uljen në stolin e Shqipërisë të trajnerit Sylvinho.

Nuk jam personi i duhur që mund të flas për Silvinjon si trajner i kombëtares kuqezi, nuk jam paragjykues dhe do doja mos ishin edhe njerëzit. Edhe në rastin e Kolelës e paragjykuan por nuk e dinin me çfarë personi kishim të bënim apo aftësitë që kishte. Në rastin e Silvinjos ka punuar me emra të mëdhenj të futbollit botëror edhe pse nuk ka qenë ndonjëherë trajner.

Por dhe Lionel Skaloni nuk kishte asnjë eksperiencë si trajner dhe u shpall kampion bote me Argjentinën” – Tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat