Mbappe jashtë, shënon Messi dhe PSG rikthehet te suksesi

Futboll

Mbappe jashtë, shënon Messi dhe PSG rikthehet te suksesi

Më: 11 janar 2023 Në ora: 23:05
PSG

Pas disfatës së fundit ndaj Lens, PSG rikthehet te suksesi në Ligue 1 dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Angers.

Të besuarit e trajnerit Christophe Galtier triumfuan me rezultatin 2-0.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Ekitike, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e pestë pas asistit të Mukieles. Me avantazhin minimal të parizienëve përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit realizuan edhe të dytin me Lionel Messin.

Kështu, tre pikët ishin në kasafortë për PSG që deri në fund më pas menaxhoi më së miri avantazhin dhe ia doli me sukses. Falë këtij trepikëshi, kryeqytetasit ngjiten në kuotën e 47 pikëve dhe ruajnë kryesimin me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt të Lens.

Nga ana tjetër, edhe Marseille fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Troyes teksa marsejezët mbajnë vendin e tretë të klasifikimit me 39 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat