Milani tronditet në “San Siro”, duke u eliminuar nga Torino.
As laiku më i madh nuk e ka pritur dështimin e kampionit në fuqi të Italisë, Milani, kur kihet parasysh se nga minuta e 70-të Torino mbetet me një lojtar me pak, pasi që Djidji u përjashtua nga loja.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0); por pas vazhdimeve Torino triumfoi me rezultat 1:0.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, futet në lojë në minutën e 81-të, duke treguar lojë të mirë.
Në minutën e 114-të, Michel Adopo, nga afërsia ka shënuar pas një veprimi të shpejt, duke lënë të shtangur rossonerët.
Torino kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë.