Southampton shkaktoi befasinë më të këndshme në Carabao Cup duke eliminuar Manchester City me rezultat 2-0. Në anën tjetër në ndeshjen tjetër që u zhvillua sonte në mes të Nottingham Forest – Wolves, vendasit arritën që të fitojnë me penallti 4-3, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së martë Manchester United fitoi me rezultat 3-0 kundër Charlton Athletic kurse Newcastle fitoi me rezultat 2-0 kundër Leicester City.
Në shortin, që u hodh menjëherë pas ndeshjes së City janë kompletuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste që do të luajnë në ndeshje vajtje ardhje.
Kështu Southampton që mposhti Manchester City do të luajë ndeshjen e parë si vendas i Newcastle United, ndeshje e cila do të luhet më 23 janar.
Kurse çifti i dytë që do të luajë në gjysmëfinale do të jetë ai në mes të Nottingham Forest – Manchester United.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave do të luhet më 23 janar po ashtu.
Kujtojmë se Carabao Cup apo si njihet ndryshe Kupa e Ligës është në edicionin e saj të 63-të dhe në të kanë garuar 92 skuadra të piramidës së futbollit anglez.