Pas një starti tejet të dobët, Juventus është rikthyer pretendent në Serie A falë tetë fitoreve radhazi.
Prova e vërtetë për bardhezinjtë do të jetë ndeshja ndaj Napolit kryesues që do të tregojë nëse torinezët mund të luftojnë për titullin. Ndërkohë, meritat për ringritjen e “Zonjës së Vjetër”, ish-mesfushori i bardhezinjve ia adreson të gjitha trajnerit Massimiliano Allegri.
Boshnjaku që aktivizohet në radhët e Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, u shpreh se Allegri është nga ata trajnerë që futet në mendjet e futbollistëve.
“E ndjek rregullisht Juventusin, i kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet e bardhezinjve këtë sezon. Rilindja e skuadrës?
Djemtë përjetuan një periudhë të ndërlikuar në fillimin e sezonit dhe pastaj kur nis një krizë e tillë atëherë ndeshjet bëhen njësoj sikur luan ndaj PSG ashtu edhe ndaj vendit të fundit në Serie A pasi në skuadër nis një ndjenjë pasigurie.
Por, e kam thënë gjithnjë se i vetmi që mund ta nxirrte skuadrën nga kjo gjendje ishte Massimiliano Allegri. Allegri është nga ata trajnerë që dinë si të futen në mendjen e një futbollisti, ai di t’i mbajë të qetë futbollistët në momentet më të vështira. Unë nuk e kam parë kurrë Allegrin të ankohet dhe ai merr më të mirën nga çdo situatë, e menaxhoi situatën në mënyrën më të mundshme”, u shpreh Allegri.