Të paktën një lajm të mirë në një mbrëmje të errët për Milanin ka ardhur. Pas rinovimit të Ismael Benaser, Paolo Maldini, nënvizon se edhe Rafael Leao është gati që të firmosë rinovimin e tij.
“Milani është abitati i duhur për lojtarë të rinj që duan të bëhen kampionë të mëdhenj dhe rasti i Teo Hernandezit e konfirmon mjaft mirë këtë gjë. Prandaj, unë dua që puna e nisur në vitin 2019 të ketë vazhdimësi dhe me të gjithë blerjet e bëra nga ajo periudhë kemi rinovuar.
Dy të fundit janë Benaser, me të cilin mbyllin gjithçka brenda 24-36 orësh, por edhe Leao kam ndjesinë që do të vazhdojë të qëndrojë me ne.
Nga ana e futbollistit ekziston vullneti për të mbyllur marrëveshjen. Ne e kemi bërë hapin tonë të rëndësishëm dhe ndjejmë se edhe nga Leao ekziston e njëjta gjë.
Pasi siç e dini, ne nuk kemi mbajtur askënd jashtë vullnetit të tij dhe kështu do të jetë gjithmonë te Milani”, u shpreh drejtori teknik i kuqezinjve.