Për punë ditësh (më datë 28 janar), Gianluigi Buffon mbush plot 45-vjeç me gardianin që vijon të jetë aktiv në botën e futbollit.
Madje, në rolin e protagonistit dhe këtë e tregoi në Kupën e Italisë ku me Parmën e tij zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer ndaj Interit në San Siro, pavarësisht se në fund skuadrë e tij u eliminua.
Së fundmi, legjenda italiane e portës thekson se nuk do t’ia dijë për moshën dhe se në fushë do të zbresë për sa kohë të ndjehet mirë duke mos i vendosur asnjë limit vetes.
“Do të vazhdoj për sa kohë të ndjehem i nevojshëm për skuadrën. Unë dua të vazhdoj pranë skuadrës, të ndihmoj me këshillat dhe sjelljen time”, shprehet Buffon për Gazzeta Dello Sport. Ndërkohë, pritet që edhe klubi i Parmës të konkretizojë besimin për Buffon me rinovimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm me gardianin që kërkon të tejkalojë çdo rekord.