Millojko Pantiq ia nxjerr të palarat: Tifozët e Partizanit e kanë rrahur Aleksandër Vuçiqin në kafe dhe ja çfarë thoshte

Futboll

Millojko Pantiq ia nxjerr të palarat: Tifozët e Partizanit e kanë rrahur Aleksandër Vuçiqin në kafe dhe ja çfarë thoshte

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 janar 2023 Në ora: 12:36
Millojko Pantiq

Komentatori sportiv, Millojko Pantiq, godet presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, ndryshe ish zëdhënësin e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqi.

Pantiq edhe një herë i bëri me dije ish zëdhënësit të MIllosheviqit, se nuk e ka ndërmend t’i frikësohet dhe ia kujtojë edhe një herë rastin e Maksimirit në Zagreb me 13 maj të vitit 1990, kur ndodhen trazirat në takimin mes Dinamos së Zagrebit dhe klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

“Nuk kam frikë nga likuidimi! Vuçiq mburret se ka marrë pjesë në trazirat e Maksimirit në vitin 1990”, thotë Pantiqi.

Pantiq është një nga gazetarët më të njohur në Serbi dhe një kundërshtar i madh i regjimit aktual serb.

Millojko Pantiq shpesh i jep goditje sojit të Vuçiqit dhe kundërshton ashpër pushtetin aktual në Serbinë e tij. Edhe pse njihet si tifoz i madh i Cërvena Zvezdës, ai publikisht hoqi dorë nga klubi i tij i dashur pasi kapiteni famëkeq Dragan u bë anëtar nderi i këtij klubi.

“Dëgjo, edhe pse jam serb, duhet të theksoj se Vuçiqi është e keqja më e madhe e shoqërisë dhe popullit serb, ai është një huligan i pastër që është rritur në atë gropë, në veri të Marakanës, Vuçiqi ka qenë nën komandën e kriminelit më të madh në Evropë në atëkohë, Zhelko Razhnatoviq - Arkan!

Ashtu, edhe sot e kësaj dite ai mburret se si nën drejtimin e Arkanit ka marrë pjesë në atë sherr legjendar në Maksimir në vitin 1990 në ndeshjen e Dinamos me Cërvena Zvezdën, transmetojeni për të gjithë zarasit. Ende është huligan, asgjë nuk ka ndryshuar!”, ka thënë Pantiq për një medium në Zarë, transmeton “Veçernj List”. 

Ai ka treguar edhe sesi tifozët e Partizanit kanë rrahur presidentin aktual Vuçiq në një kafene.

"Më pas Vuçiq ka shkuar në një kafe ku mblidhen tifozët e Partizanit, “Grobari”, ka dashur të provojë veten, por e kanë rrahur 'si kau në lakër'!

Më pas, Vuçiq i gënjeu fansat e Zvezdës dhe tha: 'Ja ku jam, kush nga ju do të kishte guxim të luftonte me dhjetë ‘Grobari” dhe tifozët e Zvezdës (‘Delije’) iu përgjigjën: 'Budalla, sapo e tregove këtë, ti nuk je për lider, çfare i çmenduri je”- tha gazetari i njohur serb dhe u përgjigj se "nuk ka frikë nga likuidimi sepse konsideron se e vetmja gjë që ka rëndësi për pushtetin aktual është që të mos ua prekni arkën'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat