Allegri thumbon Napolin para sfidës

Futboll

Allegri thumbon Napolin para sfidës

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:19
Allegri thumbon Napolin para sfidës

Nesër do të luhet ndeshja e madhe e Serie A midis Napolit dhe Juventus, dy skuadrat që kryesojnë renditjen. Duke folur për rëndësinë e kësaj sfide, trajneri i bardhezinjve Massimilano Allegri, përpiqet të shkarkojë tensionin e kësaj sfide te rivalët.

“Nuk kemi përgatitur ende asgjë konkrete prë këtë sfidë. Sot pasdite, në stërvitjen e fundit, do të sistemojmë 2-3 gjëra për të përgatitur ashtu si duhet ndeshjen. Nesër do të kemi një ndeshje të bukur për sportin”, tha Allegri gjatë konferencës për shtyp.

“Luajnë Napoli e Juventus, dy ekipet më të mira, por do të jetë një ndeshje që nuk do të vendosë shumë për fatet e kampionatit.

Të paktën për ne. për Napoli natyrisht që do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Është një ndeshje më shumë e rëndësishme për ata se sa për ne, që jemi më të qetë, s’kemi asgjë për të humbur”, u shpreh Max Allegri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat