Manchester United dhe Jadon Sancho raportohet se po shkojnë drejt ‘divorcit’.
Sipas ‘Fichajes’, ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë të largojnë anësori Sancho. Sulmuesi anglez sezonin e kaluar iu bashkuar Unitedin, por lojtari nuk i ka përmbushur pritjet në ‘Old Trafford’, dhe tashmë skuadra angleze po mendon të heq dorë nga Sancho.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag thuhet se nuk është duke llogaritur tek anglezi dhe e ardhmja e lojtarit duket se do të jetë larg Manchesterit.
Ish-futbollisti i Borussia Dortumundit mësohet së është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane.