Ka ndërruar jetë ish presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Beqir Aliu.
Veprimtari i sportit, Izet Gjinovci, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, është i pikëlluar me ikjen në amshim të njeriut që dha shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.
“Ngushëllime familjes, miqve, shokëve, KF Prishtinës dhe mbarë komunitetit sportiv.
I ndjeri Beqir ishte një burrë, sypatrembur i kohës, një njeri që sakrifikojë shumë si kryetar i KF Prishtinës në kohërat e okupimit, por edhe fjalë luftës së UÇK-së ku ne shtëpinë e tij ne Likovc ishte spitali i UÇK-së, përpos pasurisë që e shkriu për futbollin Beqir Aliu përherë mbeti ballëhapur e krenar në besim të plotë në Lirinë e Kosovës...
Zoti e mëshiroftë. Lavdi e nderë në pavdekësi”, ka shkruar Gjinovci.