Ish - reprezentuesi i Shqipërisë U-19, i bashkohet Llapit

Futboll

Ish - reprezentuesi i Shqipërisë U-19, i bashkohet Llapit

Nga: K.G.. Më: 12 janar 2023 Në ora: 17:41
Arbër Bytyqi dhe Tahir Batatina

Llapi i Podujevës nuk ndalet me përforcime, me qëllim që të jetë sa më i përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19, Arbër Bytyqi, i bashkohet fituesit të Kupës së Kosovës.

“Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U - 19 nënshkruan për tri-vite me Llapin

KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana. 
Bytyqi, i lindur (2003) në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni. 

Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.

Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit tonë arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.

Falenderojmë drejtuesit e klubit të Tiranës për bashkëpunimin dhe realizimin e transferit të Arbër Bytyqit tek KF Llapi. 

Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat