Një mesfushor për Partizanin nga Shkëndija e Tetovës. Klubi i kuq ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin 25-vjeçar,
Sabit Bilali, i cili i është bashkuar që këtë të enjte ekipit në stërvitje.
Lojtari në fjalë do të jetë pjesë e “demave” për dy vite.
Njoftimi i Partizanit:
“Me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sabit Bilalin. Mesfushori, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2024, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
25 vjeçari i është bashkuar ekipit në stërvitjen e djeshme”.