Superliga e Shqipërisë, kampioni mysafirë i Laçit

Futboll

Superliga e Shqipërisë, kampioni mysafirë i Laçit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 10:36
Superliga e Shqipërisë, kampioni mysafirë i Laçit

Superliga e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 16 të edicionit aktual.

Dy ndeshje të programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku spikat ajo mes kampionit, KF Tiranës dhe skuadrës së Laçit, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, ditën e sotme do ta mbyll ndeshja mes liderit aktual, Partizanit dhe skuadrës së Vllaznisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Partizani” të Tiranës me fillim nga ora 16:00.

Momentalisht, tabelën e kryeson Partizani me 29 pikë, katër sosh më shumë se Tirana që zë vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Top 4 e mbyllin Egnatia me 24 pikë dhe Erzeni me 22 sosh.

Ndërkaq, në fundin e tabelës gjenden Bylisi me 16 pikë, Kukësi me 15 sosh dhe Teuta në vendin e fundit me 14 pikë.

Programin e plotë të ditës së sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

13:00 Bylisi – Kukësi

13:00 Laçi – KF Tirana

16:00 Partizani – Vllaznia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat