Futbollisti Egzon Qerimi largohet nga Dukagjini i Klinës dhe i bashkohet fituesit të Kupës së Kosovës, Llapi të Podujevës.
Llapjanët përveç këtij përforcimi, janë duke tentuar të sjellin edhe emra të tjerë në klub
“Mesfushori qendror vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror, Egzon Qerimi.
29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës.
Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”, njofton KF Llapi.