Luis Enrique është pranë një tjetër aventure të madhe pas largimit nga Spanja. Sipas të përditshmes “Sport”, trajneri spanjoll është kontaktuar nga Federata Braziliane e Futbollit, për të marrë drejtimin e Selecao.
Brazili ka vendosur t’ia besojë kombëtaren një trajneri të huaj dhe Luis Enrique është profili i duhur për këtë detyrë.
Sipas mediave, bisedimet kanë disa javë që kanë nisur, ndërkohë që hera-herës janë përmendur edhe emrat e Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho.
Luis Enrique është i papunë pas dorëheqjes nga stoli i Spanjës. Federata Braziliane e vlerëson shumë spanjollin si trajner dhe si një person që inkurajon të rinjtë, ideal për të sjellë një frymë të re në kombëtare.