Florent Hasani ishte protagonist në fitoren e Tiranës përballë Laçit. Pas sfidës, ai u shpreh tepër i lumtur për tre pikët dhe gjithashtu se do të ndihmojë skuadrën nëse Xhixha largohet.
“Shpresoj vazhdon që sa herë të shënoj unë të fitojmë. morëm një fitore të rëndësishme. Edhe pse pësuam ekipi ishte shumë i qetë. Mendoj se e merituam fitoren.
Gati për të bërë Xhixhën? Normalisht që po. Do jem unë, do jenë Patrik e Nikqi. Edhe nëse Ikën Xhixha do të kemi lojtarë të tjerë.
Nuk kam pasur kontakte me trajnerin e Kosovës. Kur ata të jenë të gatshëm do të më thërrasin. Nëse jo nuk ka problem.
Nuk kam objektiv golash. Objektiv kemi vetëm të fitojmë titullin”, u shpreh Hasani për “Oversport”.