Ferizaj ka fituar një tjetër ndeshje miqësore, ndaj një tjetri kundërshtar nga Liga e Parë.
Skuadra elitare ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3:2 në një sfidë miqësore të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Dy gola në këtë sfidë për Ferizajn i shënoi sulmuesi kroat Mateo Panadic.
Ndërkohë një gol tjetër për ‘Ujqit’ e realizoi sulmuesi tjetër Betim Haxhimusa.