Franck Kessie mund të largohet në janar nga Barcelona, vetëm pak muaj pasi iu bashkua këtij klubi.
Mesfushori iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Milanin i kishte skaduar.
Megjithatë, ai po e ka të vështirë të sigurojë vend në formacionin bazë dhe kësisoj Barça raportohet se është e gatshme të ndajë rrugët me të.
Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, Barcelonës i është ofruar mundësia për të shkëmbyer Kessien me Marcelo Brozovicin.
Një marrëveshje e mundshme, për Kessien do të nënkuptonte rikthim në Serie A, por te rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij, Milanit.
Ndërsa, për Brozovicin do të ishte një aventurë e re.
Ndryshe, të dy futbollistët me klubet e tyre respektive kanë kontrata të vlefshme deri në verën e vitit 2026.