Marcus Rashford ka folur për krenarinë e tij që ka arritur rekordin e Wayne Rooneyt për të shënuar në tetë ndeshje radhazi për Manchester Unitedin në “Old Trafford”.
Sulmuesi anglez, ka shijuar një rikthim të mirëpritur në formë në sezonin 2022-2023, duke regjistruar 15 gola në të gjitha garat.
Rashford i ka thënë uebsajtit zyrtar të Unitedit për të ndjekur hapat e Rooneyt, një lojtar që ai e shikonte kur përparonte në sistemin e të rinjve të “Djajve të Kuq”:
“Po, pa dyshim që është një moment masiv për mua, por për mua të përputhem me diçka që ai ka bërë është e pabesueshme. Mendoj se ai pati një karrierë të jashtëzakonshme për Unitedin. Ai ishte një nga heronjtë e mi, duke u rritur dhe dikush që gjithmonë më pëlqente ta shikoja, ndoshta jo vetëm sepse ai është një lojtar i mirë, por thjesht personaliteti i tij në fushë.
Ai dëshiron të lërë gjithçka jashtë dhe janë vetëm gjërat e vogla që përbëjnë cilësitë e tij që ai tregoi për shumë vite. Ato ishin gjërat që më tërheqin kur isha më i ri dhe e shikoja atë, kështu që është gjithmonë mirë të jesh në të njëjtat linja me ata lloje lojtarësh, sepse kjo do të thotë që po bën diçka siç duhet”.
Pasi hapi sekuencën e tij të golave në “Old Trafford” kundër Sheriffit, Rashfordi ka vazhduar të gjejë objektivin në takimet me West Hamin, Aston Villan, Burnleyn, Nottingham Forestin, Bournemouthin, Evertonin dhe Charltonin, me ato goditje të regjistruara në të gjitha garat.