Cristiano Ronaldo vizitoi fushën stërvitore të Real Madridi-t: Los Blancos po përgatiten për finalen e Superkupës së Spanjës kundër rivalëve të Barcelona-s.
Akti i fundit i kompeticionit do të luhet në Riad, pikërisht aty ku ndodhet CR7 me ekipin e tij të ri Al-Nassr. Portugezi shfrytëzoi kështu rastin për të rishikuar dhe përqafuar fytyra ‘të njohura’.
Nga Carlo Ancelotti, me të cilin fitoi Decima-n në Champions League në vitin 2014-të e deri te Roberto Carlos, një tjetër legjendë e klubit Merengues.
Gjatë bisedës me Ancelotti-n, Ronaldo e pyeti ish-trajnerin e tij për gjendjen e formës së skuadrës dhe nëse fusha ku Real Madrid po stërvitet është sipas dëshirës së tij.
‘Mbreti Carlo’ ka tundur kokën dhe kampioni portugez menjëherë më pas ka thënë: “Finale e bukur, eh”, në italisht dhe në referencë me Clasico-n të planifikuar për të dielën kundër Barcelona-s së Lewandowskit dhe shokëve të tij, që vlen një tjetër trofe prestigjioz.
“Buzëqeshje dhe një atmosferë e relaksuar edhe mes pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe Roberto Carlos: të dy biseduan, e panevojshme të thuhet, në portugalisht mes përqafimeve.