Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, është në formë të mirë dhe ka shënuar për kampionin e Gjermanisë, Bayern Munihun.
Bayerni u ballafaqua në miqësore me ekipin nga Austria, Salzburg.
Ndeshja përfundoi baras, 4:4.
Ibrahimoviç u fut në lojë në minutën e 68-të dhe ka realizuar në atë të 69-tën.
Për Bayernin shënuan Sane (9'), Ibrahimoviç (69') e Coman (71'), Tel (88') dhe për Salzburgun realizuan Koita (17'), Konate (50') e Okafor (54' e 89).