Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), i jep flakaresh të fortë Serbisë.
Dënim i merituar për Serbinë, e cila njihet për sjellje primitive si gjithmonë.
Serbia u dënua për ofendime ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, që luajnë për kombëtaren e Zvicrës.
Një farë mediumi “Kurir” shkruan mes të tjera: “Serbia u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën, ku disa lojtarë zviceranë u ofenduan në baza kombëtare, duke aluduar për origjinën e tyre shqiptare”.
“Informer” raporton pak më ndryshe: “Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar përzgjedhjen e Serbisë, Meksikës dhe Ekuadorit për sjelljen e tifozëve në Kupën e Botës.
Federata e Futbollit të Serbisë u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën (raundi i 3-të, grupi G)”.
Një pamflet “Republika”, shkarravit, duke e quajtur vendimin e FIFA-s, skandal: “Shtëpia ndërkombëtare e futbollit dënoi Serbinë për sjelljen e tifozëve të saj gjatë Kupës së Botës në Katar.
FSS do t'i paguajë FIFA-s 50 mijë franga.
Gjegjësisht, Serbia është dënuar për thirrjet e tifozëve tanë gjatë ndeshjes me Zvicrën dhe fyerjet në baza kombëtare ndaj futbollistëve zviceranë me origjinë shqiptare”.