Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë duke kaluar në Evropë.
Sulmuesi anësorë karrierën do ta vazhdoj te gjiganti rumun CFR Cluj.
Por duket se Ballkani nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e Krasniqit.
Ai është gjilanasi Altin Aliu i cili së fundmi ka luajtur te Flamurtari dhe është bashkuar me Ballkanin.
Gazeta Olle merr vesh se sulmuesi anësorë ndodhet me Ballkanin në Antalia dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i tij.
Aliu së fundmi ka qenë pjesë e Flamurtarit në Ligën e Parë të Kosovës.