“Djajtë e Kuq” zyrtarizojnë huazimin e sulmuesit holandez

Futboll

“Djajtë e Kuq” zyrtarizojnë huazimin e sulmuesit holandez

Më: 13 janar 2023 Në ora: 22:58
Wout Weghorst,

Manchester United siguron centimetra shtesë në fazën sulmuese me afrimin e holandezit Wout Weghorst, që mbush në njëfarë mënyrë boshllëkun e krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Manchester United ka zyrtarizuar huazimin e 30-vjeçarit, i cili është në pronësi të Burnley-t, por që në pjesën e parë të sezonit luajti i huazuar në Turqi në radhët e Beshiktashit.

Klubi turk pranoi që huazimi i holandezit të mbyllej para kohe, pasi “Djajtë e Kuq” pranuan të paguanin 2.5 milionë stërlina.

30-vjeçari rikthehet në futbollin anglez, pikërisht në “Old Trafford”, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit aktual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat