Casemiro u pyet nëse ai kishte një idhull te Manchester Utd

Futboll

Casemiro u pyet nëse ai kishte një idhull te Manchester Utd

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:12
Casemiro

Para derbit të Mançesterit në Old Trafford, Casemiro dha një intervistë për Manchester Evening News ku u pyet nëse kishte ndonjë idhull mes lojtarëve të United. Për të cilën braziliani kishte një përgjigje të sigurt.

“Është një pyetje shumë e thjeshtë, është padyshim Scholes. Ky është një lojtar që e kam admiruar pa masë si fëmijë. Unë e kam përmendur vazhdimisht këtë, jo vetëm sepse jam këtu tani, e kam thënë këtë kur isha ende në Real Madrid.

Ai është idhulli im dhe do të ishte kënaqësi të luaja përkrah tij, duke pasur parasysh gjithçka që ai ka fituar këtu dhe çfarë do të thotë për Manchester United.

Në derbin e kaluar, Casemiro hyri si zëvendësues në Etihad kur United humbi 6-3. Që atëherë, ai ka qenë titullar në çdo ndeshje të Premier League. Të shtunën me siguri do të jetë një lojtar kyç në përballjen me skuadrën e Pep Guardiolës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat