Klopp lavdëron Roberto de Zerbin

Futboll

Klopp lavdëron Roberto de Zerbin

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:17
Roberto de Zerbi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka lavdëruar homologun e tij Roberto de Zerbi, duke theksuar se si skuadra e italianit është duke “luajtur futboll të mirë dhe me plot vetbesim”

Trajneri 43 vjeçar mori drejtimin e skuadrës nga bregu jugor i Anglisë pasi largimit të Graham Potter në Chelsea në shtator. Prej arritjes së tij, De Zerbi ka bërë 14 ndeshje në të gjitha garat, duke marrë 1.27 pikë në 11 ndeshje të Premier Ligës.

Brighton tashmë kanë treguar shenja pozitive në fushë dhe tifozët janë shprehur të kënaqur me punën e ish trajnerit të Sassuolos kurse skuadra po e vazhdon ngritjen.

Duke folur në konferencë për shtyp sot, Klopp ka folur me nota të larta për De Zerbin derisa ka uruar Brightonin për vendimin që ta sjellin në skuadër italianin.

“Më parë ata luanin Potter-ball, tani luajnë De Zerbi-ball. Ne e pamë çfarë bëri ai në Anfield. Ka punuar shumë mirë dhe ishte një vendim i mençur i Brightonit që ta sjellin atë kur Graham Potter u largua”, tha Klopp.

“Filozofia me posedim të topit është shumë e njëjtë. Vetëbesimi ndryshon gjithçka sot në futboll dhe ata janë plot vetëbesim. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi të përgatitur për këtë”.

“Nuk mendoj se dikush i nënvlerëson më ata. Kush do të mendonte që pas largimit të Potter ata do ta rrisnin posedimin? Ata luajnë futboll të mirë, kanë plot vetëbesim dhe nuk kanë presion, me lejoni të them, të kualifikohen në Europë”.

Brighton e de Zerbit për momentin janë në vendin e 8 në Premier Ligë pas 17 ndeshjeve, një pikë më pak se Liverpool dhe katër pikë më pak së vendi i gjashtë, Fulham. Një fitore ndaj Reds do të bënte që “mjellmat” të kenë një shtytje edhe më të madhe për pjesën e dytë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat