Guardiola i qartë

Futboll

Guardiola i qartë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 11:23
Guardiola i qartë

Pep Guardiola ka pran uar se ai ishte duke bërë shaka më herët gjatë kësaj jave kur tha se ka menduar një plan të çmendur taktik për derbin e Mançesterit sot në “Old Trafford”. Mançester Siti mund t’u afrohet në -2 pikë kryesuesve të Arsenalit me një fitore sot ndaj rivalëve në shtëpinë e tyre, atje ku Pep Guardiola ka fituar 6 herë në 9 vizita.

Megjithatë, “Qytetarët” vijnë pas eliminimit nga Kupa e Ligës në çerekfinale kundër Sauthemptonit këtë javë, ndeshje të cilën ata e mbyllën pa goditur asnjëherë në portë (ndodhi për herë të parë që prej vitit 2018).

I pyetur nga gazetarët në konferencën e djeshme për shtyp për ndonjë ndryshim të mundshëm taktik që ai paralajmëroi, 51-vjeçari tha: “Ishte një shaka. Por unë ende nuk i kam parë ndeshjet e tyre të fundit. Më duhet të shoh se si luajnë në shtëpi dhe nëse ndryshojnë diçka. Më duhet ende ta shoh. Prandaj nuk kisha një formacion të qartë në kokën time kundër tyre”.

Por më poshtë, 51- vjeçari tha se pas humbjes me Sauthemptonin ai e ka vendosur skuadrën me të cilën do të përballet me “Djajtë e Kuq”: “Po, por nuk ka të bëjë me atë që ndodhi kundër Sauthemptonit. Zgjedhja e formacionit është si një monedhë, ka lojtarë që stërviten shumë keq dhe ndeshjen e luajnë shumë mirë. Unë i njoh futbollistët. Nuk ka të bëjë me një lojtar të vetëm. Kur 11 lojtarë nuk luajnë mirë, atëherë diçka mungon”.

Katalanasi nuk mendon se do të përsëritet një rezultat si ai i derbit të shkuar në “Etihad”, fituar 6-3 nga kampionët e Anglisë: “Është Mançester Junajtid. Ata kanë qenë gjithnjë pranë. Ajo që ka ndodhur në sezonet e shkuara është një problem i Mançester Junajtidit. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por unë e di që ata janë atje, 4 pikë pas nesh.

Pozicioni në të cilin ata janë është pikërisht ai ku duhet të jetë Mançester Junajtid. A është një surprizë për mua? Jo. Ata janë atje dhe nuk jam aspak i befasuar. Nuk jam as i surprizuar për kthesën që kanë bërë pas humbjes kundër nesh në tetor. Ata do të ishin gjithnjë atje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat