Pas barazimit me Romën dhe eliminimit nga Kupa e Italisë,
Milani nuk duhet të gabojë më.
Stefano Piolit, trajner i Milanit, tha: "Me Romën nuk luajtëm keq.
Ndaj Torinos gjithashtu ishim mirë në shumicën e kohës. U ndëshkuam në të vetmin duel një kundër një që gabuam.
Në këto dy ndeshje nuk kemi marrë atë që donim, por lojtarët më janë dukur të dëshiruar për të reaguar".